KLASAT E FJALËVE TË NDRYSHUESHME EMRI Gjinia Emrat në gjuhën shqipe janë të gjinisë mashkullore, femërore ose asnjanëse. Emrat që në numrin njëjës të shquar marrin mbaresat -i, -u, janë emra të gjinisë mashkullore: libri, dollapi, ariu, miku etj. Emrat me mbaresën -i bëjnë pjesë në lakimin e parë, ndërsa emrat me mbaresën -u bëjnë pjesë në lakimin e dytë. Emrat që në numrin njëjës të shquar dalin me mbaresat -a, -ja, janë emra të gjinisë femërore: fusha, tryeza, fletorja, shoqja etj. Këta emra bëjnë pjesë në lakimin e tretë. Emrat që në numrin njëjës të shquar marrin mbaresat -të, -t, -it, janë emra të gjinisë asnjanëse: të ftohtët, të ecur-it, të zi-të etj. Ata bëjnë pjesë në lakimin e katërt. Krahas tyre, është dhe një grup emrash ambigjenë (të dygjinishëm), të cilët në numrin njëjës paraqiten si mashkullorë, ndërsa në numrin shumës kalojnë në gjininë femërore. Te emrat ambigjenë bëjnë pjesë: -
Emrat e gjinisë mashkullore që e formojnë numrin shumës me mbaresën -e: mësim-e, raft-e, mesazh-e etj. (mësime të vështira, rafte të reja, mesazhe të gjata); Emrat e gjinisë mashkullore, kryesisht të lëndës, që e formojnë numrin shumës me mbaresën -ra: mall-ra, djathë-ra, ujë-ra etj. (mallra të skaduara, djathëra të freskëta, ujëra të pastra).
Numri Emrat në gjuhën shqipe përdoren zakonisht në numrin njëjës dhe në numrin shumës: një libër - disa libra, një derë - disa dyer etj. Disa emra përdoren vetëm në njëjës, p.sh. emrat abstraktë (lumturi, zemërim, egoizëm etj.), emrat e lëndës (qumësht, çelik, birrë etj.), emrat përmbledhës (rini, djalëri, punëtori etj.), emrat e përveçëm. Disa emra të tjerë përdoren vetëm në shumës, p.sh. pantallona, syze, gërshërë etj.
Rasa dhe trajta Emri në shqipe del me forma të ndryshme rasore: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore. Gjithashtu, emri del në dy trajta: në trajtën e shquar dhe të pashquar. PASQYRA E LAKIMIT TË EMRAVE
lakimi I rasa E. Gj. Dh. K. Rr.
rasa
E. Gj. Dh. K. Rr.
njëjës e pashquar (një) lis i (një) lisi (një) lisi (një) lis (një) lisi
e shquar lisi i lisit lisit lisin lisit
shumës e pashquar (ca) lisa i (ca) lisave (ca) lisave (ca) lisa (ca) lisave (lisash)
lakimi III njëjës e pashquar e shquar (një) rosë rosa i (një) rose i rosës (një) rose rosës (një) rosë rosën (një) rose rosës
e shquar lisat i lisave
lisave lisat lisave
lakimi II njëjës shumës e pashquar e shquar e pashquar (një) fik fiku (ca) fiq i (një) fiku i fikut i (ca) fiqve (një) fiku fikut (ca) fiqve (një) fik fikun (ca) fiq (një) fiku fikut (ca) fiqve (fiqsh)
e shquar fiqtë i fiqve fiqve fiqtë fiqve
lakimi IV shumës e pashquar (ca) rosa i (ca) rosave (ca) rosave (ca) rosa (ca) rosave (rosash)
e shquar rosat i rosave
rosave rosat rosave
njëjës e pashquar e shquar (një) të ngrënë të ngrënët i të ngrënit i (një) të ngrëni (një) të ngrëni të ngrënit (një) të ngrënë të ngrënët (një) të ngrëni të ngrënit
MBIEMRI Mbiemrat ndahen në: - mbiemra të nyjshëm: i ngrohtë, i bardhë, i larë, i poshtër, i zënë etj. - mbiemra të panyjshëm: fillestar, veror, kombëtar, shembullor, trim etj.
Gjinia e mbiemrit Mbiemrat ndryshojnë sipas gjinisë. Gjinia e tyre varet nga gjinia e emrit që përcaktojnë. Pra mbiemri mund të jetë në gjininë mashkullore ose femërore, në varësi të gjinisë së emrit: mal i lartë - pemë e lartë djalë trim - vajzë trime
nxënës shembullor - nxënëse shembullore libër i bukur - kukull e bukur
Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore: duke ndryshuar nyjën i të mashkullores në e: pastër - e pastër; duke ndryshuar nyjën i të mashkullores në e dhe duke marrë njëkohësisht në fund mbaresën e: i madh – e madhe. Mbiemrat e panyjshëm e formojnë gjininë femërore:
duke i shtuar temës së gjinisë mashkullore mbaresën -e: normal – normale; duke ruajtur të pandryshuar formën e gjinisë mashkullore: gojëmjaltë.
Numri i mbiemrit
Mbiemri në gjuhën shqipe del me formën e njëjësit dhe të shumësit, në varësi të numrit të emrit që përcakton. djalë i vogël laps i kuq top i madh djem të vegjël lapsa të kuq topa të mëdhenj Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore formohet duke ndryshuar nyjën i në të: i pastër - të pastër, i largët - të largët. Shumësi i mbiemrave të panyjshëm të gjinisë mashkullore formohet: - me mbaresën -ë: fundor - fundorë, relativ - relativë; - pa ndryshuar nga njëjësi: punues, veprues, krijues; - ashtu si elementi i dytë i fjalës së përbërë, kur përdoret më vete: mendjemadh mendjemëdhenj, shpirtvogël - shpirtvegjël. Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore formohet: - duke ndryshuar nyjën e në të: e sjellshme - të sjellshme, e këndshme - të këndshme; - duke ndryshuar nyjën e në të dhe me mbaresën -a: e krisur - të krisura, e lartë - të larta. Shumësi i mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore formohet: - pa ndryshuar nga njëjësi: trime, punuese, shembullore, faqekuqe; - me mbaresën -a: kokëfortë - kokëforta, kuptimplotë - kuptimplota. PASQYRA E LAKIMIT EMËR + MBIEMËR
rasa E. Gj. Dh. K. Rr.
rasa E. Gj. Dh. K. Rr.
Gjinia mashkullore Numri njëjës Numri shumës e pashquar e shquar e pashquar e shquar (një) djalë i mirë djali i mirë (ca) djem të mirë djemtë e mirë i (një) djali të mirë i djalit të mirë i (ca) djemve të mirë i djemve të mirë (një) djali të mirë djalit të mirë (ca) djemve të mirë djemve të mirë (një) djalë të mirë djalin e mirë (ca) djem të mirë djemtë e mirë (një) djali të mirë djalit të mirë (ca) djemve të mirë djemve të mirë Gjinia femërore Numri njëjës Numri shumës e pashquar e shquar e pashquar e shquar (një) vajzë e mirë vajza e mirë (ca) vajza të mira vajzat e mira i (një) vajze të mirë i vajzës së mirë i (ca) vajzave të mira i vajzave të mira (një) vajze të mirë vajzës së mirë (ca) vajzave të mira vajzave të mira (një) vajzë të mirë vajzën e mirë (ca) vajza të mira vajzat e mira (një) vajze të mirë vajzës së mirë (ca) vajzave të mira vajzave të mira
PËREMRI Përemrat në gjuhën shqipe janë: vetor: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato vetvetor: vete, vetvete dëftor: ky, kjo, ai, ajo, i tillë, i atillë, i këtillë pronor: im, e tu, i saj, e tyre etj. pyetës: kush?, cili, cila? cilët?, cilat? ç’?, çfarë?
lidhor: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat etj. i pacaktuar: dikush, ndonjë, çfarëdo, diçka, disa etj.
Përemri vetor Përemrat vetorë lakohen në disa rasa. Përveç trajtave të plota, ata kanë dhe trajta të shkurtra. veta I unë
rasa E. Gj. Dh. K. Rr.
unë mua më mua më (prej) meje
veta II ti ti ty të ty të (prej) teje
veta III ai, ajo
veta I ne
ai, ajo i atij, i asaj atij i, asaj i atë e (prej) atij, asaj
veta II ju
ne neve na ne na (prej) nesh
ju juve ju ju ju (prej) jush
veta III ata, ato ata, ato i atyre atyre u ata i, ato i (prej) atyre
Trajtat e shkurtra të rasës dhanore e kallëzore, duke u përdorur shpesh pranë njëra-tjetrës, janë shkrirë dhe kanë formuar trajtat e shkurtra të bashkuara. Secila trajtë e rasës dhanore, pavarësisht nga veta e numri, lidhet me trajtën e vetës së tretë njëjës ose shumës të kallëzores. Pasqyra e trajtave të shkurtra të bashkuara dhanore + kallëzore njëjës më të i na ju u
+ + + + + +
e e e e e e
= = = = = =
dhanore + kallëzore shumës
ma ta ia na e jua ua
më të i na ju u
+ + + + + +
i i i i i i
= = = = = =
m’i t’i ia na i jua ua
Përemri vetvetor Përemri vetvetor nuk ka forma të veçanta për gjininë apo për numrin. Ai lakohet si emrat e gjinisë femërore në trajtën e shquar njëjës. E. Gj. Dh. K. Rr.
vetja i vetes vetes veten vetes
vetvetja i vetvetes vetvetes vetveten vetvetes
Përemri dëftor Përemrat dëftorë janë ky, kjo, ai, ajo, i tillë, i atillë, i këtillë. Këta dalin me forma të veçanta për gjininë femërore e mashkullore, për numrin njëjës e shumës në secilën rasë.
rasa Rasa
E. Gj. Dh. K. Rr.
E. Gj. Dh. K. Rr.
njëjës mashkullore femërore ky kjo i këtij i kësaj këtij kësaj këtë këtë këtij kësaj
shumës mashkullore femërore këta këto i këtyre i këtyre këtyre këtyre këta këto këtyre këtyre
njëjës mashkullore femërore i tillë e tillë të tillë të tillë të tillë të tillë të tillë të tillë të tillë të tillë
shumës mashkullore femërore të tillë të tilla të tillë të tilla të tillë të tilla të tillë të tilla të tillë të tilla
Përemrat i atillë dhe i këtillë lakohen njëlloj si i tillë.
Përemri pronor Përemri pronor në gjuhën shqipe për secilën vetë ka dy palë trajta, në gjininë femërore e mashkullore dhe në numrin njëjës e shumës. Zakonisht përemrat pronorë vendosen pas emrave që përcaktojnë.
Pasqyra e lakimit emër + përemër pronor VETA E PARË Rasa E. Gj. Dh. K. Rr.
Prona njëjës Pronari njëjës Pronari shumës mashkullore femërore mashkullore femërore shoku im shoqja ime shoku ynë shoqja jonë i shokut tim i shoqes sime i shokut tonë i shoqes sonë shokut tim shoqes sime shokut tonë shoqes sonë shokun tim shoqen time shokun tonë shoqen tonë shokut tim shoqes sime shokut tonë shoqes sonë
Prona shumës Pronari njëjës Pronari shumës mashkullore femërore mashkullore femërore shokët e mi shoqet e mia shokët tanë shoqet tona i shokëve të mi i shoqeve të mia i shokëve tanë i shoqeve tona shokëve të mi shoqeve të mia shokëve tanë shoqeve tona shokët e mi shoqet e mia shokët tanë shoqet tona shokëve të mi shoqeve të mia shokëve tanë shoqeve tona
VETA E DYTË Rasa E. Gj. Dh. K. Rr.
Prona njëjës Pronari njëjës Pronari shumës mashkullore femërore mashkullore femërore shoku yt shoqja jote shoku juaj shoqja juaj i shokut tënd i shoqes sate i shokut tuaj i shoqes suaj shokut tënd shoqes sate shokut tuaj shoqes suaj shokun tënd shoqen tënde shokun tuaj shoqen tuaj shokut tënd shoqes sate shokut tuaj shoqes suaj
Prona shumës Pronari njëjës Pronari shumës mashkullore femërore mashkullore femërore shokët e tu shoqet e tua shokët tuaj shoqet tuaja i shokëve të tu i shoqeve të tua i shokëve tuaj i shoqeve tuaja shokëve të tu shoqeve të tua shokëve tuaj shoqeve tuaja shokët e tu shoqet e tua shokët tuaj shoqet tuaja shokëve të tu shoqeve të tua shokëve tuaj shoqeve tuaja
VETA E TRETË Rasa E. Gj. Dh. K.
Prona njëjës Prona shumës Pronari njëjës Pronari shumës Pronari njëjës Pronari shumës mashkullore femërore mashkullore femërore mashkullore femërore mashkullore femërore shoku i tij shoqja e saj shoku i tyre shoqja e tyre shokët e tij shoqet e saj shokët e tyre shoqet e tyre i shokut të tij i shoqes së saj i shokut të tyre i shoqes së tyre i shokëve të tij i shoqeve të saj i shokëve të tyre i shoqeve të tyre shokut të tij shoqes së saj shokut të tyre shoqes së tyre shokëve të shoqeve të saj shokëve të tyre shoqeve të tij tyre shokun e tij shoqen e saj shokun e tyre shoqen e tyre shokët e tij shoqet e saj shokët e tyre shoqet e tyre
Rr.
shokut të tij
shoqes së saj
shokut të tyre
shoqes së tyre
shokëve të tij
shoqeve të saj
shokëve të tyre
shoqeve të tyre
Përemri pronor mund të përdoret edhe në vend të emrit, si i emërzuar, vetëm në trajtën e shquar.
Pasqyra e lakimit të përemrit pronor të emërzuar Veta I Rasa
E. Gj. Dh. K. Rr.
Prona njëjës Pronari njëjës Pronari shumës mashkullore femërore mashkullore femërore imi imja yni jona i timit i simes i tonit i sonës timit simes tonit sonës timin timen tonin tonën timit simes tonit sonës
Prona shumës Pronari njëjës Pronari shumës mashkullore femërore mashkullore femërore të mitë të miat tanët tonat i të mive i të miave i tanëve i tonave të mive të miave tanëve tonave të mitë të miat tanët tonat të mive të miave tanëve tonave
Veta II Rasa E. Gj. Dh. K. Rr.
Prona njëjës Pronari njëjës Pronari shumës mashkullore femërore mashkullore femërore yti i tëndit tëndit tëndin tëndit
jotja i sates sates tënden sates
juaji i tuajit tuajit tuajin tuajit
Prona shumës Pronari njëjës Pronari shumës mashkullore femërore mashkullore femërore
juaja i suajës suajës tuajën suajës
të tutë
të tuat
i të tuve të tuve të tutë të tuve
i të tuave të tuave të tuat të tuave
tuaji i tuajit tuajit tuajin tuajit
tuajat i tuajave tuajave tuajat tuajave
Ras a
Veta III
E. Gj. Dh. K. Rr.
Prona njëjës Pronari njëjës
Prona shumës Pronari shumës
Pronari njëjës
Pronari shumës
mashkullore
femërore
mashkullore
femërore
mashkullore
femërore
mashkullore
femërore
i tiji/e tija i të tijit/tijës të tijit/tijës të tijin/tijën të tijit/tijës
i saji/e saja i të sajit/sajës të sajit/sajës të sajin/sajën të sajit/sajës
i tyri i të tyrit të tyrit të tyrin të tyrit
e tyrja i së tyres së tyres të tyren së tyres
të tijtë/të tijat i të tijve/tijave të tijve/tijave të tijtë/tijat të tijve/tijave
të sajtë/të sajat i të sajve/sajave të sajve/sajave të sajtë/sajat të sajve/sajave
të tyret i të tyreve të tyreve të tyret të tyreve
të tyret i të tyreve të tyreve të tyret të tyreve
Përemri pyetës Përemrat pyetës janë: kush, cili, ç, çfarë, sa, i sati dhe se. Përemri pyetës kush përdoret për të pyetur vetëm për frymorë dhe ka vetëm kategorinë gramatikore të rasës. E. Gj. Dh. K. Rr.
kush i kujt kujt kë kujt
Përemri cili ka kategorinë e gjinisë, përkatësisht cili për gjininë mashkullore dhe cila për gjininë femërore. Secila formë lakohet në numrin njëjës dhe në shumës.
Rasa
mashkullore
E. Gj. Dh. K. Rr.
njëjës cili i cilit cilit cilin cilit
shumës cilët i cilëve cilëve cilët cilëve
femërore njëjës cila i cilës cilës cilën cilës
shumës cilat i cilave cilave cilat cilave
Përemri sa ka vetëm kategorinë gramatikore të rasës. E. Gj. Dh. K. Rr.
sa i save save sa save
Përemri lidhor Përemrat lidhorë janë që dhe i cili. Përemri lidhor që është i pandryshueshëm, ndërsa i cili del me forma të veçanta sipas numrit, gjinisë dhe rasës.
Rasa
mashkullore
E. Gj. Dh. K. Rr.
femërore
njëjës
shumës
njëjës
shumës
i cili i të cilit të cilit të cilin të cilit
të cilët i të cilëve të cilëve të cilët të cilëve
e cila i së cilës së cilës të cilën së cilës
të cilat i të cilave të cilave të cilat të cilave
Përemri i pacaktuar Përemra të pacaktuar janë: kush, dikush, një, njeri, ndonjë, ndonjëri, njëfarë, askush, asnjë, asgjë, gjë, gjëkafshë, diçka, çdo, secili, tjetër, njëri-tjetri, shumë, pak, ca, disa, gjithë, gjithfarë etj. Disa prej tyre janë të ngurtë, disa të tjerë dalin me forma të ndryshme, në varësi të gjinisë ose të numrit. Rasa E. Gj. Dh. K. Rr.
mashkullore
femërore
të gjithë i të gjithëve të gjithëve të gjithë të gjithëve
të gjitha i të gjithave të gjithave të gjitha të gjithave
Rasa
mashkullore
femërore
njëri-tjetri i njëri-tjetrit njëri-tjetrit njëri-tjetrin njëri-tjetrit
njëra-tjetra i njëra-tjetrës njëra-tjetrës njëra-tjetrën njëra-tjetrës
Rasa
mashkullore
femërore
E. Gj. Dh. K. Rr.
shoku-shoku i shoku-shokut shoku-shokut shoku-shokun shoku-shokut
shoqja-shoqja i shoqja-shoqes shoqja-shoqes shoqja-shoqen shoqja-shoqes
Rasa
E. Gj. Dh. K. Rr.
E. Gj. Dh. K. Rr.
E. Gj. Dh. K. Rr.
mashkullore njëri i njërit njërit njërin njërit
femërore
ndonjëri i ndonjërit ndonjërit ndonjërin ndonjërit
secili i secilit secilit secilin secilit
kushdo i kujtdo kujtdo këdo kujtdo
njëra i njërës njërës njërën njërës
tjetërkush i tjetërkujt tjetërkujt tjetërkënd tjetërkujt
ndonjëra i ndonjërës ndonjërës ndonjërën ndonjërës
disa i disave disave disa disave
Trajta e pashquar
Rasa
mashkullore
E. Gj. Dh. K. Rr.
njëjës tjetër i tjetri tjetri tjetër tjetri
Trajta e shquar
shumës të tjerë i të tjerëve të tjerëve të tjerë të tjerëve
femërore njëjës tjetër i tjetre tjetre tjetër tjetre
shumës të tjera i të tjerave të tjerave të tjera të tjerave
Rasa
mashkullore njëjës tjetri i tjetrit tjetrit tjetrin tjetrit
E. Gj. Dh. K. Rr.
shumës të tjerët i të tjerëve të tjerëve të tjerët të tjerëve
femërore njëjës tjetra i tjetrës tjetrës tjetrën tjetrës
shumës të tjerat i të tjerave të tjerave të tjerat të tjerave
NUMËRORI Numërorë janë: 1 (një) 2 (dy) 3 (tri, gjinia femërore / tre, gjinia mashkullore) 4 (katër) 5 (pesë) 6 (gjashtë) 7 (shtatë) 8 (tetë) 9 (nëntë) 10 (dhjetë) 11 (njëmbëdhjetë) 12 (dymbëdhjetë) 13 (trembëdhjetë) 14 (katërmbëdhjetë) 15 (pesëmbëdhjetë) 16 (gjashtëmbëdhjetë) 17 (shtatëmbëdhjetë) 18 (tetëmbëdhjetë) 19 (nëntëmbëdhjetë) 20 (njëzet) 21 (njëzet e një)
40 (dyzet) ... 45 (dyzet e pesë) ... 80 (tetëdhjetë) ... 100 (njëqind) 101 (njëqind e një) ... 357 (treqind e pesëdhjetë e shtatë) ... 1000 (një mijë) ... 1000000 (një milion) ...
FOLJA Foljet në gjuhën shqipe dalin me forma të veçanta në vetën I, II, III, në numrin njëjës dhe shumës, në formën veprore dhe joveprore. Kohët e foljes janë: e tashme, e pakryer, e kryer e thjeshtë, e kryer, më se e kryer, e kryer e tejshkuar, e ardhme, e ardhme e përparme. Mënyrat e foljes janë: dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Në gjuhën shqipe foljet kam e jam shërbejnë për të formuar kohët e përbëra të foljes. Në këtë rast ato quhen folje ndihmëse (kam kënduar, jam vonuar etj.). Sipas tingullit fundor të temës së foljes dhe mbaresave që marrin në kohën e tashme të mënyrës dëftore, foljet klasifikohen në tri zgjedhime: Zgjedhimi I: Foljet me temë më zanore që në vetën I njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore marrin mbaresën -j: laj, fshij, këndoj, shkruaj, thyej etj. Zgjedhimi II: Foljet me temë më bashkëtingëllore: kap, rrit, hap, dredh, dal etj. Zgjedhimi III: Foljet me temë më zanore që në tri vetat e njëjësit të kohës së tashme të mënyrës dëftore nuk marrin mbaresë: zë, di, pi, fle etj. Një grup i vogël foljesh nuk zgjedhohen sipas asnjërit prej tri modeleve të mësipërme dhe quhen folje të parregullta. Ato janë: jam, kam, bie (rënë), bie (prurë), ha, jap, rri, shoh, vij, them, dua, lë, vdes, vete. Në gjuhën shqipe foljet kanë forma të veçanta për formën veprore dhe për formën joveprore. Format joveprore të foljes ndërtohen me tri mjete të ndryshme:
me anë të mbaresave: qetësohem, qetësohej, të qetësohemi, të qetësoheshim, do të qetësohem, do të qetësohesha etj. me anë të pjesëzës u: u qetësova, u qetësuakam, u qetësofsha etj. me anë të foljes ndihmëse jam: jam qetësuar, qeshë qetësuar, të isha qetësuar, do të jem qetësuar, qofsha qetësuar, qenkam qetësuar etj.
MËNYRA DËFTORE ZGJEDHIMI I FOLJES NDIHMËSE KAM e tashme unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
kam ke ka kemi keni kanë
e pakryer kisha kishe kishte
kishim kishit kishin
e kr. e thj. pata pate pati patëm patët patën
e kryer
më se e kr.
kam pasur ke pasur ka pasur kemi pasur keni pasur kanë pasur
kisha pasur kishe pasur kishte pasur kishim pasur kishit pasur kishin pasur
e kr. e tejshk.
pata pasur pate pasur pati pasur patëm pasur patët pasur patën pasur
e ardhme
e ardh. e përp.
do të kem do të kesh do të ketë do të kemi do të keni do të kenë
do të kem pasur do të kesh pasur do të ketë pasur do të kemi pasur do të keni pasur do të kenë pasur
e ardhme do të jem do të jesh do të jetë do të jemi do të jeni do të jenë
do të kem qenë do të kesh qenë do të ketë qenë do të kemi qenë do të keni qenë do të kenë qenë
ZGJEDHIMI I FOLJES NDIHMËSE JAM unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
e tashme jam je është jemi jeni janë
e pakryer isha ishe ishte ishim ishit ishin
e kr. e thj. qeshë qe qe qemë qetë qenë
e kryer kam qenë ke qenë ka qenë kemi qenë keni qenë kanë qenë
më se e kr. kisha qenë kishe qenë kishte qenë kishim qenë kishit qenë kishin qenë
e kr. e tejshk.
pata qenë pate qenë pati qenë patëm qenë patët qenë patën qenë
ZGJEDHIMI VEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN DËFTORE
e ardh. e përp.
FOLJE TË ZGJEDHIMIT I
e tashme unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
dëgjoj dëgjon dëgjon dëgjojmë dëgjoni dëgjojnë
e pakryer dëgjoja dëgjoje dëgjonte dëgjonim dëgjonit dëgjonin
e kr. e thj. dëgjova dëgjove dëgjoi dëgjuam dëgjuat dëgjuan
e kryer
më se e kr.
kam dëgjuar ke dëgjuar ka dëgjuar kemi dëgjuar keni dëgjuar kanë dëgjuar
kisha dëgjuar kishe dëgjuar kishte dëgjuar kishim dëgjuar kishit dëgjuar kishin dëgjuar
e kr. e tejshk.
pata dëgjuar pate dëgjuar pati dëgjuar patëm dëgjuar patët dëgjuar patën dëgjuar
e ardhme do të dëgjoj do të dëgjosh do të dëgjojë do të dëgjojmë do të dëgjoni do të dëgjojnë
e ardh. e përp.
do të kem dëgjuar do të kesh dëgjuar do të ketë dëgjuar do të kemi dëgjuar do të keni dëgjuar do të kenë dëgjuar
FOLJE TË ZGJEDHIMIT II
e tashme unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
kap kap kap kapim kapni kapin
e pakryer kapja kapje kapte kapnim kapnit kapnin
e kr. e thj. kapa kape kapi kapëm kapët kapën
e kryer
më se e kr.
kam kapur ke kapur ka kapur kemi kapur keni kapur kanë kapur
kisha kapur kishe kapur kishte kapur kishim kapur kishit kapur kishin kapur
e kr. e tejshk.
pata kapur pate kapur pati kapur patëm kapur patët kapur patën kapur
e ardhme do të kap do të kapësh do të kapë do të kapim do të kapni do të kapin
e ardh. e përp.
do të kem kapur do të kesh kapur do të ketë kapur do të kemi kapur do të keni kapur do të kenë kapur
FOLJE TË ZGJEDHIMIT III
e tashme unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
zë zë zë zëmë zini zënë
e pakryer zija zije zinte zinim zinit zinin
e kr. e thj. zura zure zuri zumë zutë zunë
e kryer kam zënë ke zënë ka zënë kemi zënë keni zënë kanë zënë
më se e kr. kisha zënë kishe zënë kishte zënë kishim zënë kishit zënë kishin zënë
e kr. e tejshk.
pata zënë pate zënë pati zënë patëm zënë patët zënë patën zënë
e ardhme do të zë do të zësh do të zërë do të zëmë do të zini do të zënë
e ardh. e përp.
do të kem zënë do të kesh zënë do të ketë zënë do të kemi zënë do të keni zënë do të kenë zënë
ZGJEDHIMI JOVEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN DËFTORE FOLJE TË ZGJEDHIMIT I
e tashme unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
dëgjohem dëgjohesh dëgjohet dëgjohemi dëgjoheni dëgjohen
e pakryer dëgjohesha dëgjoheshe dëgjohej dëgjoheshim dëgjoheshit dëgjoheshin
e kr. e thj. u dëgjova u dëgjove u dëgjua u dëgjuam u dëgjuat u dëgjuan
e kryer
më se e kr.
jam dëgjuar je dëgjuar është dëgjuar jemi dëgjuar jeni dëgjuar janë dëgjuar
isha dëgjuar ishe dëgjuar ishte dëgjuar ishim dëgjuar ishit dëgjuar ishin dëgjuar
e kr. e tejshk.
qeshë dëgjuar qe dëgjuar qe dëgjuar qemë dëgjuar qetë dëgjuar qenë dëgjuar
e ardhme do të dëgjohem do të dëgjohesh do të dëgjohet do të dëgjohemi do të dëgjoheni do të dëgjohen
e ardh. e përp.
do të jem dëgjuar do të jesh dëgjuar do të jetë dëgjuar do të jemi dëgjuar do të jeni dëgjuar do të jenë dëgjuar
FOLJE TË ZGJEDHIMIT II
e tashme unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
kapem kapesh kapet kapemi kapeni kapen
e pakryer kapesha kapeshe kapej kapeshim kapeshit kapeshin
e kr. e thj. u kapa u kape u kap u kapëm u kapët u kapën
e kryer jam kapur je kapur është kapur jemi kapur jeni kapur janë kapur
më se e kr. isha kapur ishe kapur ishte kapur ishim kapur ishit kapur ishin kapur
e kr. e tejshk.
qeshë kapur qe kapur qe kapur qemë kapur qetë kapur qenë kapur
e ardhme do të kapem do të kapesh do të kapet do të kapemi do të kapeni do të kapen
e ardh. e përp.
do të jem kapur do të jesh kapur do të jetë kapur do të jemi kapur do të jeni kapur do të jenë kapur
FOLJE TË ZGJEDHIMIT III
e tashme unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
zihem zihesh zihet zihemi ziheni zihen
e pakryer zihesha ziheshe zihej ziheshim ziheshit ziheshin
e kr. e thj. u zura u zure u zu u zumë u zutë u zunë
e kryer jam zënë je zënë është zënë jemi zënë jeni zënë janë zënë
më se e kr. isha zënë ishe zënë ishte zënë ishim zënë ishit zënë ishin zënë
e kr. e tejshk.
qeshë zënë qe zënë qe zënë qemë zënë qetë zënë qenë zënë
e ardhme do të zihem do të zihesh do të zihet do të zihemi do të ziheni do të zihen
e ardh. e përp.
do të jem zënë do të jesh zënë do të jetë zënë do të jemi zënë do të jeni zënë do të jenë zënë
MËNYRA HABITORE ZGJEDHIMI I FOLJEVE NDIHMËSE KAM DHE JAM
e tashme paskam paske paska paskemi paskeni ata / ato paskan
unë ti ai / ajo ne ju
qenkam qenke qenka qenkemi qenkeni qenkan
e pakryer paskësha paskëshe paskësh paskëshim paskëshit paskëshin
e kryer
qenkësha qenkëshe qenkësh qenkëshim qenkëshit qenkëshin
paskam pasur paske pasur paska pasur paskemi pasur paskeni pasur paskan pasur
më se e kryer
paskam qenë paske qenë paska qenë paskemi qenë paskeni qenë paskan qenë
paskësha pasur paskëshe pasur paskësh pasur
paskësha qenë paskëshe qenë paskësh qenë paskëshim qenë paskëshit qenë paskëshin qenë
paskëshim pasur
paskëshit pasur paskëshin pasur
ZGJEDHIMI VEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN HABITORE
e tashme unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
dëgjuakam dëgjuake dëgjuaka dëgjuakemi dëgjuakeni dëgjuakan
kapkam kapke kapka kapkemi kapkeni kapkan
e pakryer zënkam zënke zënka zënkemi zënkeni zënkan
dëgjuakësha dëgjuakëshe dëgjuakësh dëgjuakëshim dëgjuakëshit dëgjuakëshin
kapkësha kapkëshe kapkësh kapkëshim kapkëshit kapkëshin
zënkësha zënkëshe zënkësh zënkëshim zënkëshit zënkëshin
e kryer
më se e kryer
paskam dëgjuar / kapur / zënë paske dëgjuar / kapur / zënë paska dëgjuar / kapur / zënë paskemi dëgjuar / kapur / zënë paskeni dëgjuar / kapur / zënë paskan dëgjuar / kapur / zënë
paskësha dëgjuar / kapur / zënë paskëshe dëgjuar / kapur / zënë paskësh dëgjuar / kapur / zënë paskëshim dëgjuar / kapur / zënë paskëshit dëgjuar / kapur / zënë paskëshin dëgjuar / kapur / zënë
ZGJEDHIMI JOVEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN HABITORE
e tashme unë
u dëgjuakam
u kapkam
e pakryer u zënkam
u dëgjuakësha
u kapkësha
e kryer u zënkësha
qenkam dëgjuar / kapur / zënë
më se e kryer qenkësha dëgjuar / kapur / zënë
ti ai / ajo ne ju ata / ato
u dëgjuake u dëgjuaka u dëgjuakemi u dëgjuakeni u dëgjuakan
u kapke u kapka u kapkemi u kapkeni u kapkan
u zënke u zënka u zënkemi u zënkeni u zënkan
u dëgjuakëshe u dëgjuakësh u dëgjuakëshim u dëgjuakëshit u dëgjuakëshin
u kapkëshe u kapkësh u kapkëshim u kapkëshit u kapkëshin
u zënkëshe u zënkësh u zënkëshim u zënkëshit u zënkëshin
qenke dëgjuar / kapur / zënë qenka dëgjuar / kapur / zënë qenkemi dëgjuar / kapur / zënë qenkeni dëgjuar / kapur / zënë qenkan dëgjuar / kapur / zënë
qenkëshe dëgjuar / kapur / zënë qenkësh dëgjuar / kapur / zënë qenkëshim dëgjuar / kapur / zënë qenkëshit dëgjuar / kapur / zënë qenkëshin dëgjuar / kapur / zënë
MËNYRA LIDHORE ZGJEDHIMI I FOLJEVE KAM DHE JAM NË MËNYRËN LIDHORE
unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
e tashme të kem të jem të kesh të jesh të ketë të jetë të kemi të jemi të keni të jeni të kenë të jenë
e pakryer të kisha të isha të kishe të ishe të kishte të ishte të kishim të ishim të kishit të ishit të kishin të ishin
të kem pasur të kesh pasur të ketë pasur të kemi pasur të keni pasur të kenë pasur
e kryer të kem qenë të kesh qenë të ketë qenë të kemi qenë të keni qenë të kenë qenë
më se e kryer të kisha pasur të kisha qenë të kishe pasur të kishe qenë të kishte pasur të kishte qenë të kishim pasur të kishim qenë të kishit pasur të kishit qenë të kishin pasur të kishin qenë
ZGJEDHIMI VEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN LIDHORE
e tashme unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
të dëgjoj të dëgjosh të dëgjojë të dëgjojmë
të dëgjoni të dëgjojnë
të kap të kapësh të kapë të kapim të kapni të kapin
e pakryer
të zë të zësh të zërë të zëmë të zini të zënë
të dëgjoja të dëgjoje të dëgjonte të dëgjonim
të dëgjonit të dëgjonin
të kapja të kapje të kapte të kapnim të kapnit të kapnin
të zija të zije të zinte të zinim të zinit të zinin
e kryer të kem dëgjuar / kapur / zënë të kesh dëgjuar / kapur / zënë të ketë dëgjuar / kapur / zënë të kemi dëgjuar / kapur / zënë të keni dëgjuar / kapur / zënë të kenë dëgjuar / kapur / zënë
më se e kryer të kisha dëgjuar / kapur / zënë të kishe dëgjuar / kapur / zënë të kishte dëgjuar / kapur / zënë të kishim dëgjuar / kapur / zënë të kishit dëgjuar / kapur / zënë të kishin dëgjuar / kapur / zënë
ZGJEDHIMI JOVEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN LIDHORE
unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
të dëgjohem të dëgjohesh të dëgjohet të dëgjohemi të dëgjoheni të dëgjohen
e tashme të kapem të kapesh të kapet të kapemi të kapeni të kapen
të zihem të zihesh të zihet të zihemi të ziheni të zihen
të dëgjohesha të dëgjoheshe të dëgjohej të dëgjoheshim të dëgjoheshit të dëgjoheshin
e pakryer të kapesha të kapeshe të kapej të kapeshim të kapeshit të kapeshin
të zihesha të ziheshe të zihej të ziheshim të ziheshit të ziheshin
e kryer të jem dëgjuar / kapur / zënë të jesh dëgjuar / kapur / zënë të jetë dëgjuar / kapur / zënë të jemi dëgjuar / kapur / zënë të jeni dëgjuar / kapur / zënë të jenë dëgjuar / kapur / zënë
më se e kryer të isha dëgjuar / kapur / zënë të ishe dëgjuar / kapur / zënë të ishte dëgjuar / kapur / zënë të ishim dëgjuar / kapur / zënë të ishit dëgjuar / kapur / zënë të ishin dëgjuar / kapur / zënë
MËNYRA KUSHTORE ZGJEDHIMI VEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN KUSHTORE
unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
do të kisha do të kishe do të kishte do të kishim do të kishit do të kishin
e tashme do të dëgjoja do të dëgjoje do të dëgjonte do të dëgjonim do të dëgjonit do të dëgjonin
do të isha do të ishe do të ishte do të ishim do të ishit do të ishin
do të kapja do të kapje do të kapte do të kapnim do të kapnit do të kapnin
do të zija do të zije do të zinte do të zinim do të zinit do të zinin
e kryer do të kisha pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë do të kishe pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë do të kishte pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë do të kishim pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë do të kishit pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë do të kishin pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë
ZGJEDHIMI JOVEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN KUSHTORE
E tashme unë ti ai / ajo ne
do të dëgjohesha do të dëgjoheshe do të dëgjohej do të dëgjoheshim
do të kapesha do të kapeshe do të kapej do të kapeshim
do të zihesha do të ziheshe do të zihej do të ziheshim
E kryer do të kisha dëgjuar / kapur / zënë do të kishe dëgjuar / kapur / zënë do të kishte dëgjuar / kapur / zënë do të kishim dëgjuar / kapur / zënë
ju ata / ato
do të dëgjoheshit do të dëgjoheshin
do të kapeshit do të kapeshin
do të kishit dëgjuar / kapur / zënë do të kishin dëgjuar / kapur / zënë
do të ziheshit do të ziheshin
MËNYRA DËSHIRORE ZGJEDHIMI VEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN DËSHIRORE
unë ti ai / ajo
ne ju ata / ato
paça paç pastë paçim paçi paçin
qofsha qofsh qoftë qofshim qofshi qofshin
e tashme dëgjofsha dëgjofsh dëgjoftë dëgjofshim dëgjofshi dëgjofshin
kapsha kapsh kaptë kapshim kapshi kapshin
zënça zënç zëntë zënçim zënçi zënçin
e kryer paça pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë paç pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë pastë pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë paçim pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë paçi pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë paçin pasur / qenë / dëgjuar / kapur / zënë
ZGJEDHIMI JOVEPROR I FOLJEVE NË MËNYRËN DËSHIRORE
unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
u dëgjofsha u dëgjofsh u dëgjoftë u dëgjofshim u dëgjofshi u dëgjofshin
E tashme u kapsha u kapsh u kaptë u kapshim u kapshi u kapshin
u zënça u zënç u zëntë u zënçim u zënçi u zënçin
E kryer qofsha dëgjuar / kapur / zënë qofsh dëgjuar / kapur / zënë qoftë dëgjuar / kapur / zënë qofshim dëgjuar / kapur / zënë qofshi dëgjuar / kapur / zënë qofshin dëgjuar / kapur / zënë
MËNYRA URDHËRORE FORMA VEPRORE TË MËNYRËS URDHËRORE
Mënyra urdhërore ka vetëm format e vetës së dytë njëjës e shumës. Në vetën e dytë njëjës të urdhërores folja: - del pa mbaresë: mëso, lexo etj. - merr mbaresën -j: luaj, shkruaj etj. - pëson ndërrime tingujsh: fli, piq etj. - del me temë të zgjeruar më -r: vër, zër etj. - por ajo mund të jetë e njëjtë me vetën e dytë njëjës të dëftores: merr, pi etj.
Format e vetës së dytë shumës urdhërore janë të njëjta me ato të vetës së dytë shumës të së tashmes dëftore: punoni, shkruani, merrni, kapni, lini, pini etj.
FORMA JOVEPRORE TË MËNYRËS URDHËRORE
Në vetën e dytë njëjës të urdhërores, pjesëza e joveprores u i prapangjitet formës veprore të vetës së dytë njëjës: mësohu, dëgjohu, kapu, vendosu, merru, zihu etj.
Në vetën e dytë shumës të urdhërores, pjesëza u vendoset midis temës dhe mbaresës së vetës së dytë shumës (-ni): mësohuni, dëgjohuni, kapuni, vendosuni, merruni, zihuni etj.
FORMA TË PASHTJELLUARA FOLJORE
Format e pashtjelluara quhen kështu sepse nuk ndryshojnë sipas vetës, numrit e kohës.
Pjesorja
Pjesorja është formë e pashtjelluar që ka tipare të mbiemrit dhe të foljes. Me anë të pjesores ndërtohen format e tjera të pashtjelluara: pa punuar, duke punuar, për të punuar. Pjesorja shërben gjithashtu për të ndërtuar kohët e përbëra: kam mësuar, paske mësuar, të kishit mësuar, do të kisha mësuar, pastë mësuar etj.
Forma e pashtjelluar mohore
Forma e pashtjelluar mohore ndërtohet nga pjesëza mohuese pa dhe pjesorja e foljes: pa blerë, pa ngrënë, pa folur, pa ardhur, pa menduar etj. Përcjellorja Përcjellorja ndërtohet nga pjesëza duke dhe pjesorja e foljes: duke qarë, duke dëgjuar, duke fjetur, duke parë etj. Paskajorja Forma e pashtjelluar e tipit për të folur ndërtohet nga pjesëzat për të + pjesoren e foljes: për të kapur, për të larë, për të ecur etj.
Edhe forma e pashtjelluar mohore, përcjellorja dhe paskajorja dalin në formën joveprore duke vendosur pjesëzën e joveprores u midis pjesëzave dhe pjesores së foljes: pa u ankuar
duke u ankuar
për t’u ankuar
pa u zënë
duke u zënë
për t’u zënë
pa u larë
duke u larë
për t’u larë
pa u takuar
duke u takuar
për t’u takuar